75 Mall Live Search
08:40 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kosovari dhe shqiptari kapen me 114 mijë euro të padeklaruara

Një shqiptar dhe një kosovar janë arrestuar nga policia e Barit në Itali.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur u arrestuan pasi tentuan të nxirrnin nga Italia një sasi prej 114 mijë euro, të padeklaruara.

Sasia e eurove ishte fshehur në bagazhin e makinës.

Policia sekuestroi eurot dhe po punon për të gjetur burimin e fitimit të tyre.