75 Mall Live Search
16:36 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mercedes-AMG GLC 63 S vendos rekord të ri

Ju kujtohet kur Mercedes tha se nuk ishte e interesuar të thyente rekord në pistën e Nurburgring-ut? Kjo ka ndodhur në Maj kur shefi i AMG, Tobias Moers tha se qëllimi i tyre i vetëm ishte hipermakina ONE.

Epo disa gjëra kanë ndryshuar, sepse GT 63 S u kurorëzua si makina më e shpejtë katër-vendëshe një muaj më parë, ndërsa tani ka thyer një rekord të ri.

Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio me kohën 7 minuta e 51.7 sekonda në 2017-ën, nuk është më SUV-i më i shpejtë. Mercedes-AMG GLC 63 S ka kompletuar një xhiro prej 20.8 km në 7 minuta e 49.369 sekonda. /IndeksOnline/