75 Mall Live Search
14:38 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ja në cilën moshë burrat e arrijnë pjekurinë

Kërkuesit në SHBA prezantuan një studim, pas të cilit dolën në përfundimin se burrat ‘piqen’ vetëm kur shkojnë 54 vjeç.

Për këtë studim, u vëzhguan 1000 burra, duke marrë në konsideratë stilin e tyre të jetës, zakonet dhe jetën e tyre profesionale.

Zbulimi, i publikuar nga e përditshmja ‘Telegraph’, ka evidentuar që, vetëm në moshën 54 vjeçare, burrat ndihen totalisht të sigurt dhe të vendosur, për ta shijuar jetën si ‘të rritur’.

Kërkimi sugjeron që kjo i ndodh burrit të këtyre kohërave, i cili kërkon më shumë kohë për të arritur këtë stad dhe kjo për shkak të presioneve që ushtron jeta moderne, siç janë :situata finaciare dhe prindërimi i vonë.

Sipas studimit, pasiguritë e lidhura me paraqitjen fizike, me situatën financiare dhe me probleme specifike, pengojnë pjekurinë e shumë burrave, të cilët nuk përballen drejtpërdrejt me problemet e tyre dhe vazhdojnë të sillen shpesh si adoleshentë.

Burrat kanë theksuar se frika që kanë për të mos patur një shtëpi të tyren, humbja e flokëve dhe i gjithë procesi i plakjes, bëhet pengesë për shumicën prej tyre, për të ecur përpara.

Temat: