”Deklaratat e mia janë keqkuptuar” – thotë futbollisti kosovar që ëndërron Kombëtaren e Serbisë
Anëtari i Lille, Arton Zekaj, 18-vjeçar, sot ka marrë vëmendjen e mediave pas një deklarate të papritur në ”Kurir”.
Për mediumin në fjalë, Zekaj ka thënë se nëse nuk i jepet shansi nga Kombëtarja e Serbisë, atëherë ai do ta pranonte ofertën e Kosovës.
Por, në një prononcim për ”ButaSport”, Zeka thotë se deklaratat e tij janë keqkuptuar nga gazetarët, treansmeton IndeksOnline.
”Nuk më intereson shumë rreth kësaj çështje. Të gjithë e kanë të drejtën e opinionit. Është e vërtetë se kam marrë ftesë nga Kosova”.
”Dhe siç është përmendur, nuk jam në listën e Serbisë. Nuk kam vendosur ende se për cilën Kombëtare do të luaj në të ardhmen. Tani për tani, mua më takon vetëm të punoj e të dëgjoj, të tjerat do të vijnë me kohë”, tha Zeka për ”ButaSport”.
Njerëzit në Kosovë janë të zemëruar me deklaratat e Zekajt, duke thënë se nuk e duan një lojtar, i cili i sheh ata si opsion ”B”.
”Për sqarim, unë jam lindur në Suboticë dhe jam rritur në këtë qytet. Gazetarëve të Kurir u thashë se s’jam vendosur ende se ku do të luaj. Aktualisht, jam i fokusuar te Lille, klub i cili më ndihmon të zhvillohem”, shtoi Zekaj./IndeksOnline/