Kryeministri Haradinaj u shërben ëmbëlsirë policëve për festën e 28 nëntorit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për nder të festës së 28 Nëntorit u ka dërguar nga një ëmbëlsirë policëve në detyrë.
“Sot, në nderim të punës së tyre të palodhshme, nga një ëmbëlsirë policëve për festë. Tradita vazhdon”, ka shkruar Haradinaj në facebook, transmeton Indeksonline.
Bashkë me këtë shkrim ai ka bashkangjitur edhe disa fotografi bashkë me policët.
Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj vepron kështu, pasi edhe për festa të tjera, ai gjithmonë viziton pjestarët e policisë në detyrë./Indeksonline/