75 Mall Live Search
12:21 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​Raptors e fitojnë dramën ndaj Warriors, LeBron James udhëheq Lakers drejt fitores

Supersfida midis Toronto Raptors dhe Golden State Warriors u mbyll 131-128 në favor të kanadezëve, pas vazhdimeve.

Pavarësisht performancës së çmendur të Kevin Durant, i cili shënoi 51 pikë, kampionët nuk arritën të marrin fitoren përballë një prej skuadrave më të mira të këtij sezoni.

Për Raptors, shkëlqeu Kawhi Leonard me 37 pikë dhe 8 kërcime, që tani janë ekipi më i mirë në ligë me 19 fitore e katër humbje.

Fitore e rëndësishme për Los Angeles Lakers, me rezultat 104-96 përballë Indiana Pacers. Pas paraqitjes zhgënjyese kundër Denver Nuggets, LeBron James ishte lider i skuadrës si zakonisht, me 38 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime për shokët e skuadrës.

Ndërkohë, më i miri për Pacers ishte Domantas Sabonis, djali i legjendës lituaneze Arvydas Sabonis, me 20 pikë dhe 15 kërcime. Kjo ishte fitorja e 12-të për Lakers në 21 takime të këtij sezoni, dhe aktualisht renditen vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit.

Edhe rivalët e qytetit, Los Angeles Clippers, arritën një fitore të rëndësishme kundër Sacramento Kings, me rezultatin 133-121. Skuadra e Doc Rivers vazhdon në këtë mënyrë ecurinë pozitive në kampionat, duke udhëhequr në Perëndim.

Tobias Harris shkëlqeu me 28 pikë dhe gjashtë kërcime për Clippers, ndërkohë tek Kings nuk mjaftuan 26 pikët dhe 6 asistime e Bogdan Bogdanoviq për të marrë fitoren.