Vidhen 7000 euro ora dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar nën dyshimin se kishte hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës, duke vjedhur një orë dhe një sasi stoli ari, të gjitha në vlerë rreth 7000€.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zaplluxhë të Dragashit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/