‘Kuda ides srce moje!?’, produktet Serbe vendosen në rafte sikurse të ishin të Kosovës
Pas taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë në Kosovë, kompani të ndryshme nga rajoni, të lidhura dhe në pronësi edhe të Sërbëve, kanë gjetur mënyra të ndryshme për të hyrë në tregun e Kosovës duke mashtruar konsumatorët në vend.
Sipas fotos së dërguar redaksisë, lëngje të prodhuara nga prodhues Maqedon dhe me prejardhje Serbe, të disejnuara në mënyrë identike sikurse edhe ato të Frutomanisë, janë vendosur afër produkteve të kësaj të fundit në supermarkete të ndryshme dhe po shiten me cmim dhe barkod të njejtë, sikur të ishin të Kosovës.
Në këtë mënyrë kreative, prodhues nga rajoni dhe Serbia po tentojnë të mashtrojnë konsumatorët Kosovar, duke vendosur produkte të disejnuara në mënyrë identike dhe me paketim të njejtë afër atyre të Kosovës.
Përmes veprimeve të tilla, duke mashtruar konsumatorët Kosovar, vendet nga rajoni dëmtojnë direkt prodhimin dhe kompanitë prodhuese në vend.
Vetëm Frutomania, kompania vendore që po dëmtohet në këtë rast, ka mbi 600 fermerë të kontraktuar dhe mbi 100 punëtorë të rregullt. Për më shumë, cdo sezonë, kompania hapë dyert për më shumë se 200 punëtorë sezonal.
Vetëm gjatë vitit 2018, kompania ka eksportuar mbi 1 milion shishe në gjashtë vende Evropiane, dhe në fushën e saj cilësohet si një ndër kompanitë me produktet më kualitative në Kosovë dhe rajon.
Kompania ka eksportuar produktet e saja, të prodhuara bashkë me bujq dhe personel nga vendi, edhe në një numër shtetesh jashtë Bashkimit Evropian.
Redaksia ka mësuar se pas taksës 100% të Kosovës për produktet e importuara nga Serbia, numri i produkteve të importuara nga ky vend ka rënë dukshëm. Në panikë, kompanitë nga Serbia po zbulojnë mënyra të reja mashtruese dhe kreative si kjo më lartë.
Kujdes, mos bini prehë e këtyre mashtrimeve.
