Top 5 Porsche më të shtrenjtë të të gjitha kohërave
Si pjesë e serisë së videos “Top 5”, Porsche paraqiti pesë makinat më të vlefshme nga historia e tij këtë herë.
Në vendin e pestë në listën e Porsche më tështrenjtë të të gjitha kohërave është 917/30 Spyder nga viti 1973 me 1200 kuajfuqi, dhe një kopje e kësaj makine është shitur për 3 milionë dollarë. Pozicioni i katërt mbahet nga modelilegjendar i prodhuesit nga Stuttgart, 550A Spyder nga viti 1956. Ishte Porschee parë që ishte projektuar posaçërisht për gara. Çmimi i këtij modeli në tregun klasik tëmakinave ka arritur një shumë prej 5 milionë e 170 mijë dollarë. Në vendin etretë është Porsche 911 GT1 nga viti 1997 me 600 kuaj fuqi.
Vetëm20 kopje u homologuan për ngasje në rrugë publike, nga të cilat njëri në ankandarriti çmimin prej 5 milionë e 665 mijë dollarë. Në pozitën numër dy renditet një tjetër modeli garës Porsche 956 nga viti 1983, e njohur për mbajtjen e rekordeve nëNirburgring për 35 vjet (6:11), derisa nuk e theu këtë vit Porsche 919 HybridEvo (5: 19,55). Ai mundësohet nga njëmotor turbo me 6 cilindra me mbi 600 “kuaj”, dhe një kopje shitet për10 milionë e 120 mijë dollarë. Në vendin e parë, si Porsche më i shtrenjtë i tëgjitha kohërave, është një 917K, e njohur nga filmi “Le Mans” meSteve McQueen në rolin kryesor.