Shenjat e një sulmi në zemër që janë ndryshe tek femrat!
Shumica prej nesh jemi të informuar për simptomat klasike të sulmit në zemër: dhimbje në krah të majtë dhe gjoks.
Por a e dini se gratë mund të përjetojnë sulme zemre ndryshe nga burrat?
Së fundi historia e një gruaje u bë hit në internet e që ka të bëjë pikërisht me këtë.
Ajo mendoi se kishte tendosje të muskujve, por që në fakt doli të jetë një sulm në zemër.
“Unë dua t’i paralajmëroj gratë që sulmet tona të zemrës ndihen ndryshe. Të dielën e kaluar kisha sulm në zemër. Kam pasur një bllok prej 95% në arterin tim anësor të majtë. Unë jam gjallë falë ndihmës emergjente. Nuk kam pasur dhimbje gjoksi. Nuk ishte ajo çfarë dihet për sulmin në zemër”, ka thënë gruaja.
Tutje ajo ka thënë se dhimbja vazhdoi në anën e sipërme të shpinës, në shpatulla dhe në mënyrë të barabartë poshtë të dy krahëve. Ajo tha gjithashtu se ndihej si djegie dhe dhimbje.
Madje ajo thuhet se kishte tendosje të muskujve, djersë të madhe dhe më pas edhe të vjella.
Të dhënat e saj u shpërndanë mijëra herë në Tëitter, pasi paralajmërimet ishin vërtetë të sakta sa i përket sulmeve në zemër tek femrat./Indeksonline/