Këngëtari dhe ushtari i FSK-së thur këngën për Adem Jasharin
Na ndajnë edhe pak orë nga një datë e cila do të shënojë historinë për vendin tonë.
Një ditë para votimit për Ushtrinë e Kosovës, kanë nisur edhe festimet për këtë ditë madhështore, shkruan Indeksonline
Edhe këngëtari i njohur i muzikës popullore, i cili është edhe pjesëtar i FSK-së, Asim Gashi ka thurur disa vargje për heroin, Adem Jashari.
“Gjithçka gati per nesër, një cover me ju, Lavdi gjithë deshmoreve te Kombit, qe ne sot e gezojm keteLiri” ka shkruar përkrah video ku shihet duke kënduar vargje nga kënga “Mora Fjalë” të cilën e ka publikuar në ‘Facebook’ këngëtari i njohur./Indeksonline/