75 Mall Live Search
12:14 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Anita uron Ushtrinë e Kosovës me një fotografi të Ramushit

Anita Haradinaj, prezantuesja dhe bashkëshortja e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt ka uruar formimin e ushtrisë.

Ajo përmes një imazhi të kryeministrit Haradinaj në ‘Instagram’, ka uruar për këtë ditë historike, shkruan Indeksonline.

“Sotëndërra historike u bë realitet! Sot shteti mori kuptim! Sot kemi ushtri! Gëzuar Kosovë!” ka shkruar Anita. /Indeksonline/