75 Mall Live Search
13:49 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Benitez zgjedhet Trajneri i Muajit në Premier Ligë

Trajneri i Neëcastle, Rafa Benitez, është zgjedhur Trajneri i Muajit në Premier Ligë, raporton Sky Sports.

Benitez fitoi tri ndeshje gjatë muajit nëntor me skuadrën e tij, gjë që e largoi klubin jashtë zonës së rënies.

Fitorja ndaj Watford 1-0 në fillim të këtij muaji ishte fitorja e parë e sezonit nga Newcastle dhe tre pikë në shtëpi kundër Bournemouth dhe më pas në Burnley.

Newcastle, aktualisht janë në pozitën e 15 në Premier Ligë, ndeshjën e radhës e luajnë kundër Huddersfield. /IndeksOnline/