75 Mall Live Search
17:46 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kur gjenerali ecën para ushtarëve

Në sytë e Daut Haradinajt është vërejtur buzëqeshje e lumturi në ceremoninë e transformimit të FSK-së në ushtri.

Si një gjeneral i vërtetë, Haradinaj parakaloi para ushtarëve me nder e krenari. Deputeti i AAK-së kishte edhe dy arsye më shumë për të qenë krenar.

Vëllau i tij, Ramushi u bë kryeministri historik i këtij akti të madh për shtetin e Kosovës, gjersa në këtë ceremoni ishte edhe nipi i tij, Luani si pjesëtar i FSK-së dhe tani ushtar i Ushtrisë së Kosovës./Indeksonline/