Nis festa me fishekzjarre në Mitrovicë
Formimi i ushtrisë së Kosovës ka gëzuar shumë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në qytetin e Mitrovicës vetëm se ka filluar festa, kështu të paktën duket në videon e dërguar nga lexues të Indeksonline.
Aty dëgjojmë fishekzjarrët po ashtu shohim edhe ndriçimin e tyre në qiell.
Ndryshe, sot Kuvendi i Kosovës ka votuar pro shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca Armatosura të Kosovës./Indeksonline/