75 Mall Live Search
18:12 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

A duhet të ndryshojë pamja e babadimrit? Përgjigje befasuese nga njerëzit!

Babadimrit është i famshëm për mjekrën e tij të bardhë e  kostumin e kuq.

Shumica mendojnë se pamja e tij është klasike dhe nuk duhet të ndryshojë.

Por, ka disa që besojnë se është koha që në vitin 2019 të ndryshoj pamja e tij, shkruan ‘Daily Mirror’, transmetonIndeksonline.

Disa mendojnë se shkrimi i babadimrit është i vjetërsuar dhe disa të tjerë mendojnë se duhet të përdorë një iphone.

Disa të tjerë mendojnë se ai duhet të shkojë në dietë dhe mendojnë se do të duket më mirë me tatuazhe.

‘Graphic Springs’ ka anketuar 4 mijë njerëz në Britaninë e Madhe dhe Amerike dhe secili prej tyre ka pasur mendime të ndryshme për atë se si do duhej të duket babadimri i krishtlindjeve.

Ata erdhën në disa rezultate përfundimtare se 25 përqind e njerëzve duan që babai i Krishtlindjeve të ndërrojë çizmet e tij dhe 18 përqind mendojnë se është koha për një prerje të re flokësh.

Më shumë se 20 për qind thonë se ai duhet të shkojë në një dietë dhe shuma e njëjtë mendon se do t’i përshtatet disatatuazhe.

Kur është fjala për dorëzimin e dhuratave, 22 për qind do ta shihnin atë duke përdorur një makinë fluturuese, ndërsa 17 për qindvotuan për një hoverboarb.

Ndërsa, 68 përqind e atyre që morën pjesë nëstudim thanë se nuk duhet të ndryshojnë fare Santa./Indeksonline/