75 Mall Live Search
20:02 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Inter i falet VAR-it, fitore e vuajtur ndaj Udines

Inter ka marrë një fitore mjaft të vështirë ndaj Udineses, me rezultat minimal 1-0.

Zikaltrit duhet të prisnin plot 75 minuta për të gjetur golin e avantazhit. Skuadrës së Luciano Spaletit i erdhi në ndihmë edhe VAR-i në përballjen e sotme, teksa pas një prekje të topit me dorë brenda dorës, gjyqtari Abiso u konsultua me teknologjinë dhe akordoi 11-metërsh në favor të vendasve.

Kjo penallti u shndërrua në gol nga kapiteni Ikardi në minutën e 75-të, i cili me një “Panenka”, arriti të mposhtë portierin Muzo.

Me fitoren e sotme, Interi u ngjit në kuotën e 32 pikëve, 6 më pak se Milani i vendit të 4-t që do të luajë ditën e martë ndaj Bolonjës. Në sfidën e radhës, skuadra e Spaletit do të përballet me Chievon në transfertë. /IndeksOnline/