75 Mall Live Search
22:52 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Rezoluta për dialogun, avansim i pjekurisë politike dhe shtetërore

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka quajtur lajm pozitiv  votimin e rezolutës së Kuvendit për dialogun.

Pacolli votimin e kësaj rezolute e ka quajtur avansim të pjekurisë politike dhe shtetërore, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Kosova do të përmbyllë suksesshëm këtë proces.

“Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun që do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është lajmi tjetër pozitiv i avansimit të pjekurisë politike dhe shtetërore. Republika eKosovës do ta përmbyllë suksesshëm këtë proces të rëndësishëm”, ka shkruar Pacolli në facebook./Indeksonline/