Nuk ia ndërruan pelenën dy javë, foshnja vdes nga infeksioni
Një infeksion i rëndë i lëkurës mbyti Sterling Kohen. Djali 4 muajsh u gjet i vdekur në shtëpinë ku jetonte me prindërit e tij dhe motrën më të madhe në Lowa, Shtetet e Bashkuara.
Sipas Prokurorit Coleman McAllister, pelena nuk i ndërrua për 14 ditë rresht. Autopsia zbuloi krimba në faza të ndryshme të zhvillimit në lëkurë dhe veshmbathje të fëmijës.
Sterling, i kequshqyer dhe i dehidruar, vdiq më 30 gusht 2017.
Aktualisht po zhvillohet proces gjyqësor , ndaj babait Zachary Kohen, 29 vjeç dhe nënës , Cheyanne Harris, 21 vjeç.
Të dy kanë probleme me drogën. Avokati i babait tha se “ishte një tragjedi dhe jo një krim”. Sipas avokatit çifti, shpjegon se ka një vajzë tjetër dyvjeçare “të trajtuar dhe në shëndet të mirë”.