Turqia përkrah transformimin e FSK-së në Ushtri, por përmend edhe dialogun
Ambasada e shtetit turk në Kosovë është deklaruar lidhur me ligjet e miratuara në Parlamentin e Kosovës më 14 dhjetor 2018, që mundësuan transformimin e FSK-së, në Ushtri.
Këtë herë, shteti turk ka shprehur përkrahjen e transformimit të FSK-së, transmeton Indeksonline.
Përmes një njoftimi për media, Ambasada e Turqisë ka bërë të ditur se Turqia si një vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-së, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga Parlamenti i Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri, si një e drejtë sovrane, gjithashtu i konsideron deklaratat nga autoritetet e Kosovës të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike.
“Turqia, si vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në ushtri si një e drejtë sovrane, gjithashtu i konsideron deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe përfshirëse të të gjitha komuniteteve të Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në një mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Turke në Kosovë.

Gjithashtu u shtua se Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, do të mbështesë vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/