Kujdes gjatë vozitjes në magjistralen Prishtinë-Podujevë, rruga shumë e rrëshqitshme
Pas reshjeve të mëdha të borës në vend, rrugët nuk janë shumë të sigurta.
Edhe pse bora tashmë është larguar, rrugët janë shumë të rrëshqitshme ku edhe kanë filluar ngricat.
Indeksonline ka siguruar pamje nga magjistralja Prishtinë-Podujevë, ku vozitësit duhet të kenë kujdes të shtuar për arsye të gjendjes së rrugës pas reshjeve të borës.

Të gjithë qytetarët të cilët kalojnë në ketë pjesë duhet të kenë kujdes sidomos sa i përket shpejtësisë së veturës.
Ndryshe pak më parë Indeksonline ka raportuar senjë kamion ka përfunduar jashtë rrugës, pikërisht në këtë magjistrale./Indeksonline/
