Falë Shaqirit, Liverpooli triumfon kundër United pas gati pesë vitesh
Liverpooli ka mposhtur Manchester United me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Premierligës.
Këtë fitore skuadra e Klopp e arriti falë dy golave të Xherdan Shaqirit në fund të ndeshjes.

Kjo ishte vitorja e parë e Reds kundër Manchesterit në Premierligë pas gati pesë vitesh.
Për herë të fundit Liverpooli kishte fituar derbin në Premierligë me 16 mars të vitit 2014.
Dy gola kishte shënuar Gerard dhe një Suarez në atë fitore.
Që atëherë, Manchesteri ka triumfuar në pesë ndeshje ndërsa 3 ndeshje kanë përfunduar barazim. /IndeksOnline/