Në Britani çmimi i shtëpive bie për 10 mijë funta për shkak të Brexit
Çmimi mesatar i një shtëpie është gati 10 mijë funta më lirë se sa ishte vetëm dy muaj më parë në Britnai të Madhe.
Çmimi tipi i pronës në treg ra me 1.5 për qind në muajt e fundit, kanë thënë agjencia e pasurisë në Britani, Rightmove, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.
Çmimi mesatar i kërkuar tani qëndron në 297,527 funta- 3.2 për qind ose 9,719 më pak se në tetor.

Rightmove tha se është rënia më e madhe gjatë dy muajve që nga viti 2012, pasi shitësit përpiqen të tërheqin blerësit përkundër para Krishtlindjeve në situatën e krijuar të pasigurisë politike në vend për shkak të Brexit.
Drejtori i Miles Shipside, drejtor i Rightmove tha se është e kuptueshme që shitësit kërkojnë çmime më të ulëta në prag të Krishtlindjeve për të provokuar blerësit e shpërqendruar./Indeksonline/