Tri ditë pas formimit të ushtrisë, pjesëtari i FSK-së doktoron në Shqipëri
Shaip Osmani nga Podujeva, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas një studimi pesë vjeçar, ka mbrojtur sot temën e Doktoratës “Misionet dhe Operacionet Ndërkombëtare në Kosovë”, në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila është e akredituar në NATO.
Osmani ka studiuar në Departamentin e Operacioneve, ku diplomimin në këtë Departament e bënë dhe më të rëndësishëm fakti që ai është i pari doktorant që diplomon në këtë fushë, transmeton Indeksonline.

Për të dhënë këtë gradë në mesin e jurisë vlerësuese ishin pjesëtar edhe dy profesorë me titullin Gjeneralë.

Osmani ka doktoruar tri ditë pasi Kuvendi i Kosovës votoi ligjet për transformimin e FSK-së në ushtri./Indeksonline/