Statistikat dëshmojnë se Prishtina e meritoi kreun e tabelës në stinorin vjeshtor
Në stinorin vjeshtor, 2018/19, Prishtina në katër gara ka zhvilluar 24 ndeshje zyrtare – 17 kampionale, 4 në Evropë, 1 në Superkupë dhe 2 për Kupë.
Në 24 ndeshje skuadra ka shënuar 34 gola dhe ka pranuar 9 gola.
Prishtina ka shënuar 15 fitore, ka barazuar në 6 ndeshje dhe i ka humbur 3 ndeshje (1 kampionale, 1 në Evropë me penallti dhe 1 në Superkupë), transmeton IndeksOnline.
Më së shumti paraqitje kanë pasur portieri Visar Bekaj, ka luajtur në të gjitha ndeshjes – 24 dhe Basid Khalid, po ashtu 24, por në 3 prej tyre ka hyrë si zëvendësues dhe 5 ndeshje tjera është zëvendësuar.
Në 24 ndeshje më së shumti ka shënuar Khalid, 7 gola i ndjekur nga 3 futbollistë me nga 5 gola, Mankenda, Morina dhe Korenica.
Më së shumti ka asistuar Khalid në 7 gola i ndjekur nga Thaqi me 3 asistime.
Të gjitha statistikat e plota i gjeni më poshtë./IndeksOnline/
