Pas përplasjeve në Bruksel, qytetarët në përkrahje të kryeministrit 100%!
Takimi i Këshillit të Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian nuk shkojë siç duhet.
Madje, sipas burimeve atje takimi atje është përcjellur me tensione të vazhdueshme.

Nga ana e tij, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova po ndihet e tradhëtuar nga Bashkimi Evropian, porse do të punojë vazhdimisht për synimet e saj.
E deklaratat e guximshme të Haradinajt përballë përfaqësuesvetë BE-së, kanë bërë që Haradinaj të përkrahet nga një masë e madhe e qytetarëve në Kosovë.

Indeksonline ka përcjellur takimin në fjalë, derisa ka njoftuar për më të rejat lexuesit e saj.
Ndërkohë që komente të shumta kanë vërshuar në rrjetet sociale e që të njëjtat rezultojnë me një përkrahje kaq të madhe kundrejt kryeministrit Haradinaj.




Kujtojmë faktin se shefi i Qeverisë së vendit tonë tha se përkundër neglizhencës dhe mungesës së qartësisë për perspektivën tonë evropiane nga ana e BE-së, Republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj, gjersa vazhdon të punojë pandërprerë për të arriturzbatimin e plotë të MSA-së.
I njëjtë thuajse ka qenë edhe reagimi i zëvëndës kryeministrit kosovar, Enver Hoxhaj.
Sipas tij, kosovarët do ta mbajnë mend si vitin kur Bashkimi Evropian dështoi ta mbajë premtimin dhënë qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në zonën Schengen, shkruan Indeksonline. /Indeksonline/
