75 Mall Live Search
19:44 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mos ia mësyni kufirit me Maqedoninë, deri në 10 kilometra kolona!

Në pikën kufitare me Maqedoninë, në Han të Elezit, është krijuar kolonë e madhe e veturave.

Lexues të Indeksonline kanë njoftuar se pritjet janë të gjata derisa kanë treguar se janë krijuar mbi 10 kilometra kolonë.

Shumë nga ta janë shprehur të shqetësuar lidhur me këto pritje, derisa kanë bërë me dije se temperaturat e ulëta po ua vështirësojnë edhe më shumë pritjet.

Në orët e pasdites reshjet e borës veçse janë shtuar në këtë zonë. 

Kujtojmë faktin se tashmë që festat e fundvitit po afrohen shumë bashkëatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës, për të kaluar festat këtu. /Indeksonline/