Duke ia mbajtur anën Serbisë, Kina fton për tolerancë dhe pajtim në Kosovë
Ambasadori i Kinës në Këshillin e Sigurimit në OKB, MA Zhaoxu i ka dalur në mbështetje të plotë Serbisë.
Ai e nisi fjalimin e tij duke e falënderuar presidentin serb, Aleksander Vuçiq, teksa thotë se e ka dëgjuar me kujdes edhe deklaratën e Hashim Thaçit.
”Së pari dua ta falënderoj për prezencën e tij, Vuçiqin, presidentin e Serbisë, teksa e dëgjova me kujdes edhe deklaratën e Thaçit”.”Kina ka ndjekur me kujdes zhvillimet në Kosovë, rezoluta 1244 ishte etike për zgjedhjen e problemit të Kosovës. Palët në fjalë duhet të përmbahen ndaj veprimeve që mund të përshkallëzojnë situatën dhe ta gjejnë një zgjidhje”, ka theksuar ai.
Ai ka vlerësuar se Kina respekton integritetin dhe sovranitetin e Serbisë, transmeton Indeksonline.
”Kina respekton integritetin dhe sovranitetin e Serbisë, ne urojmë që ata ta gjejnë një zgjidhje në këtë rrugë. Toleranca dhe pajtimi mes të gjitha komuniteteve në Kosovë janë në favor të paqes dhe jemi që së bashku të ruhet paqja në Ballkan”.
”Këshilli i Sigurimit duhet t’i inkurajojë palët për dialog dhe vullnet të mirë”, tha ai./IndeksOnline/