Surpriza e ëmbël nga Ibrahimovic për Fidan Bejtën, ”Heroin e Vitit” në Suedi
29-vjeçari, Fidan Bejta do të shpallet ”Heroi i Vitit 2018” në Suedi, pasi shpëtoi 20 fëmijë nga një grua e sëmurë mentalisht, e cila donte t’i vriste me thikë.
Fëmijët në fjalë ishin duke luajtur në një park lojërash, kur një grua donte t’i sulmonte me thikë për vdekje.

Për këtë veprim, madje ai kishte marrë çmimin, ”Engjull Mbrojtës” në një ceremoni festive në Suedi.
Disa sekonda para se moderatori, Peter Settman ta ftonte Fidanin në skenë, ai ishte paksa i emocionuar, transmeton IndeksOnline.
”Megjithatë, kam menduar se do të jem edhe më nervoz”, tha Bejta.
Pas marrjes së çmimit, kishte edhe një surprizë për të. Settman shpjegoi se Bejta ishte adhurues i futbollit.

Më pas, në ekran iu paraqitë atij legjenda e futbollit të Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, i cili kishte një mesazh për shqiptarin nga Kosova.
”Prit Fidan, Zlatan është këtu. Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenar me ty”, filloi Zlatan.
Ai vazhdoi: ”Çfarë bëtë ju, jo të gjithë mund ta bëjnë. Vazhdo të jesh vetvetja. Ne kemi nevojë për njerëz si ti”.
”Ju do të më shihni mua duke luajtur drejtëpërdrejtë”, tha sulmuesi me prejardhja boshnjake.
Më pas, edhe Bejta kishte një koment për këtë: ”Nuk kam fjalë. Një mbret si Zlatan më bën të ndjehem mirë. Nuk kam ëndërruar. Do ta shohim se ku mund të shkoj për ta parë atë”./IndeksOnline/