75 Mall Live Search
09:14 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

​Studentët nuk ndalen, edhe sot protestë në Shqipëri

 

Studentët e Shqipërisë do të protestojnë sërish sot për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Ata kanë njoftuar se do të mblidhen në 08:30 pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë, transmeton tch.

Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin. ndërsa i bëjnë thirrje që edhe universitetet e rretheve t’i bashkohen protestës së tyre në Tiranë.