Pogba tallet me Mourinhon pas shkarkimit nga Man Unitedi
Paul Pogba ka reaguar me një postim të bukur në rrjetet sociale pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, vetëm disa ditë pasi ai e la në bankën rezervë francezin.
Ndeshja e fundit e Mourinhos në Man United ishte në humbjen, 3-1 nga Liverpooli, ku Xherdan Shaqiri luajti rolin e heroit duke shënuar dy gola.
Pavarsisht mungesës së kreativitetit në skuadër, Pogba u la në bankën rezervë për 90 minuta, transmeton IndeksOnline.
Mourinho vendosi të startojë para tij me Ander Herrera, Nemanja Matic dhe Jesse Lingard, teksa në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Marouane Fellaini, Juan Mata dhe Anthony Martial.

Nuk kanë shkuar shumë minuta para se Pogba ta tallte ish-trajnerin e tij me një postim të mrekullueshëm në rrjetin social, Instagram, dhe më pas e fshiu atë.
Kujtojmë se në baza të përkohshme, postin e Mourinhos te Man Unitedi do ta zë Michael Carrick./IndeksOnline/