Pas Bali Muharremajt, edhe një kryetar komune paralajmëron protestë në zyret e KEDS-it
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj është kryetari i dytë që ka paralajmëruart protestë nëse KEDS nuk siguron energji elektrike për banorët e kësaj komune.
Pasi një gjë të tillë e kishte bërë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tani Ramosaj ka kërkuar ndërhyrje emergjente, në të kundërten protesta mbetet zgjidhja e vetme.
“Pas situatës së krijuar me gjëndjen e rrymës në komunën e Deçanit,sot ftova në zyrën time përfaqësuesit e KED-sit, me këtë rast adresova kërkesën për ndërhyrje emergjente në afat SA më të shpejtë,në të kundërten do të ftoj qytetarët në protestë” ka thënë Ramosaj./Indeksonline/