Pas Haradinajt, Mogherini takon sot kryeministren serbe
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka arritur në Bruksel. Tutje nga mediat serbe u raportua se Brnabiq do të kryesojë takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit.
Brnabiq gjithashtu zhvilloi edhe një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, transmeton Indeksonline.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u takua me Mogherini, ku ndër të tjerash ripërsëriti qëndrimin e Kosovës lidhur me vendosjen e taksës 100% në drejtim të produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës./Indeksonline/