Djegia e shtëpisë në Klinë të Poshtme, Jashari u premton ndihmë familjes që humbën gjithçka
Kryetari i Komunës së Skenderajit, BekimJashari ka vizituar familjen e Faik Mustafës, shtëpia e të cilit në Klinë të Poshtme u përfshi nga zjarri.
Para disa minutash, Indeksonline, raportoi përdjegien e kësaj shtëpie në Skenderaj.
Jashari ka thënë se shtëpia e banimit është djegur, mirëpo, për fatin e mirë, gjashtë anëtarët e familjes janë në gjendje tëmirë.
I pari i Komunës së Skenderajit ka thënë se si institucione lokale do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i dalë në ndihmë familjes.
Postimi i plotë:
Një zjarr në orët e vona të mbrëmjes ka djegur shtëpinë e banimit të Faik Mustafës nga Klina e Poshtme, por për fat të mirë, as edhe një gërvishtje për 6 anëtarët e familjes.
Isha i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe u ndjeva mirë kur kuptova se anëtarët janë shëndosh e mirë, pavarësisht humbjes së madhe të pasurisë së paluajtshme për Faik Mustafën, që e ka krijuar me mund.
Si institucione lokale do të bëjmë ç’është e mundur për t’i dal në ndihmë dhe për të përballuar këtë situatë të vështirë./Indeksonline/



