Pacolli njofton se sa kilometra i ka bërë për Kosovën, sa ditë udhëtim e sa takime
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli po raporton në këto momente në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
Pacolli ka folur për dinamizimin e punës që po bën ai me stafin e tij. Zëvëndëskryeministri ka thënë se ka bërë mijëra kilometra, e qindra ditë pune, duke përmendur edhe shifra për këto.
“Kam kaluar më shumë se 100 mijë kilometra me stafin tim. Kam bërë me shumë se 180 ditë në udhëtime. Kam bërë mbi 60 vizita zyrtare në shumë shtete të ndryshme. Çfarë intenziteti i punës është ky” ka thënë Pacolli në raportim./Indeksonline/
