Pacolli: Respektoni shpirtin tim, mos më ofendoni
Raportimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka qenë paksa “emocional”.
Zëvëndëskryeministri ka thënë se nuk e ofendon askënd, por nuk pranon që të jetë i ofenduar.
“Dua që secili të respektoj shpirtim tim konstruktiv. Unë s’i ofendoj njerëzit, nuk dua që të më ofendon dikush mua.
Ka patur raste kur më kanë ftuar në interpelancë parlamentare, isha pak nervoz e i sëmurë dhe s’kam marrë pjesë sepse nuk pranoj të ofendohem.
Pacolli ka kërkuar falje pse s’është paraqitur herët e kaluara para këtij Komisioni, duke thënë se mosprezenca e tij nuk do të thotë ikje nga përgjegjësia./Indeksonline/