75 Mall Live Search
15:20 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Vazhdon ”seriali”, Llapi prezanton trajnerin e ri

Llapi, përmes një konference për shtyp, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri.

Konferenca ka filluar para pak minutash, ndërsa, drejtori, Tahir Batatina, e ka prezantuar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për trajnerin, Xhengiz Rexhepi, trajner shqiptar nga Maqedonia.

Pas prezantimit, Rexhepi është shprehur i lumtur me ardhjen te klubi nga Podujeva, teksa ka thënë se Llapi është duke u bërë klub profesional me synime të qarta.

Image result for xhengiz rexhepi

Tutje, ai tha se ka pasur oferta tjera nga klube kosovare, maqedonase si dhe jashtë Maqedonisë, por drejtuesit e Llapit ishin më këmbëngulës.

”Dua ta përshëndes drejtorin, qytetarët e Podujevës dhe ndërtuesit e klubit brenda dhe jashtë Podujevës”.

”Normal, për mua është nder të jem trajner i Llapit duke pasur parasysh se është duke u bërë klub profesional me synime të qarta evropiane”.

”Për mua s’ka qenë e lehtë të vijë këtu sepse kam pasur edhe oferta nga klube tjera kosovare, në Maqedoni dhe jashtë Maqedonisë si ndihmës-trajner, por Llapi ka qenë më këmbëngulës ndaj meje”, u shpreh Rexhepi në mes të tjerash./IndeksOnline/