Vendimi i papritur i Lazios për provat e yllit të 2 Korrikut
Guri Hana, talenti kosovar, ka qenë në prova këtë muaj te skuadra e Lazios.
17-vjeçari, që luan te grupmoshat e reja të 2 Korrikut, ishte ftuar nga skuadra romake.
Urë lidhëse e testimit të tij te Lazio ishte Igli Tare, drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, i cili gjithnjë angazhohet për avansimin e talentëve shqiptarë.
Dhe tani, babai i tij, Burim Hana, përmes rrjetit social, Facebook, ka bërë të ditur se përgjigjja e Lazios ishte negative, transmeton IndeksOnline.

“Ju njoftoj se sot na erdhi pergjegjja nga Lazio per Gurin, dhe ishte negative. Per me u pranu ne ni ekip te tille, duhesh me e bo dallimin me te tjeret qe vecse jone aty”.
”Guri ka qene i mire ne prova, mirpo nuk i ka binde qe osht ma i mire se ata qe i kane. Megjithate, vazhdojme tutje, jemi marre vesh qe s’ka m’u nale”.
”Ju falenderoj edhe nihere te gjitheve qe jeni interesu per Gurin dhe e keni perkrahe me mesazhe motivuese”.
”Gjithashtu, me respektin ma te thelle e falenderoj Igli Taren, i cili ia mundesoi Gurit me u krahasu me moshataret e vet ne kete ekip me emer te madh ne Itali. Gjithashtu edhe djalin nga Kavaja, i cili i ka ndihmu Gurit me u ambientu ne kamp, si dhe shypeve tjera te cilat jone pjese e Lazios (kta te gjithe kane linde ne Itali)”.
”Guri nuk osht larg prej moshatareve te tij te Lazios, vazhdojme me pune”, shkruan Hana./IndeksOnline/