Studimi i “Gallup” tregon cilat vende janë më të gatshme për të mbrojtur vendin e tyre
Studimi i Institutit Ndërkombëtar Gallup, i zhvilluar në 64 shtete, tregoi se vendet e Evropës Perëndimore nuk kanë gatishmëri për të mbrojtur vendin.
Në Austri, vetëm 21 për qind e austriakëve deklaruan se do ta mbronin atdheun e tyre me armë.
“Integrimi evropian sigurisht ka kontribuar shumë në përmirësimin e ndjenjës së sigurisë në Austri dhe se skenarët e kërcënimeve kanë ndryshuar në përzierje hibride që janë të vështira për t’u kuptuar”, shpjegon Ortner.
Në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Pakistani, aktualisht, rreth 94 përqind e qytetarëve po marrin armë për të mbrojtur atdheun e tyre, transmeton IndeksOnline.
Në Evropën Perëndimore, vetëm një e katërta e popullsisë, mesatarisht do të merrte armët, nëse ishte e nevojshme për të mbrojtur vendin, thotë ky studim.
Në Shtetet e Bashkuara, e cila është aktive në shumë beteja, vetëm 44 për qind e popullatës është e gatshme të mbrojë vendin me armë.
Është gjithashtu interesante se vetëm 52 përqind e katolikëve thonë se do të shkojnë në luftë për vendin e tyre, ndërsa 78 përqind e muslimanëve, 77 hindu dhe 66 përqind e budistëve do ta bënin këtë, thote studimi i Gallup.
Kur bëhet fjalë për dallimet gjinore, vullneti i burrave për të shkuar në luftë është 67 përqind më i lartë se ai i femrave në 52 përqind.
Në Zvicër, siç sugjeron studimi, ka gatishmëri më të madhe për të mbrojtur vendin në rast rreziku.
Kështu, 39 për qind e njerëzve zviceranë do të mbronin atdheun e tyre, madje edhe në Suedinë neutrale, 55 për qind.