75 Mall Live Search
20:50 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nesër promovohet libri për heroin Jetë Hasani

Nesër në BIbloteken Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, promvohet Përurohet libri “KOMANDANT JETË HASANI, Heroi që i bashkoi armët me UÇK-në dhe triumfoi në batalionin e II-të, Brigada 121” të autorëve Avdi Ibrahimi -Naim Musolli.

Në manifestim kanë paralajmruar prezencen Ministra dhe deputet e dretjues institucional të Republikës së Kosovës.

Ndryshe Jetë Hasani ishte Komandanti i njësive të para të UÇK-së në Komunën e Shtime. Ai emrin e trashëgoi nga gjyshi i tij, i cili po ashtu ishte vrarë për kauzën kombëtare në luftën e NDSH.

Në momentet më kritike, kur nxënësit e shkollës së mesme “Naim Frashëri”, në Shtime u larguan nga godina shkollore, Jetë Hasani me vet iniciativën e tij bleu truallin dhe në të ndërtoi me vet financim dy shtëpi për t’i bërë shkolla. Më 3 shtator 1995, nisi mësimi në ato shkolla dhe për gjashtë vite me radhë nxënësit e asaj zonë mësuan në ato shkolla..

Ai po ashtu për sigurinë e nxënësve u detyrua që ta blinte edhe shtëpinë e një romi që ishte fqinje me shtëpitë shkolla që ishin në pronësi të familjes Hasani.

Shtëpinë e blerë nga ai, Jeta e rrënoi dhe e përgatiti për nxënësit një fushë volejbolli.

Duke qenë në shërbim të vendit, Jeta vensoi që në janar të vitit 1989 të anëtarësohet në Organizatën ilegale “Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve”, Komitet ky që vepronte në ilegalitet të thellë që drejtohej nga Ruzhdi Saramati.

Më 28 nëntor të vitit 1989 u formua njësiti i parë gueril në Komunën e Shtimes “Zjarri–014.” Me komandantin Jetë Hasani dhe po në atë koha Jetë Hasani mbante kontakte të vazhdueshme komandantin legjendar Adem Jashari.