75 Mall Live Search
22:10 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sindromi ‘Down’ nuk ndaloi këtë djalosh që të punoi për më shumë se tri dekada në McDonalds

Russel O’Grady’ nga Northmead, Australi ka punuar në të njëjtin restorant të McDonald’s për 32 vjet.

Tani në moshën 50 vjeç, O’Grady është duke vendosur platformën e tij për të dalë në pension, megjithëse shumë miq janë të trishtuar për këtë gjë.

O’Grady filloi të punonte në vitin 1986, kur ishte 18 vjeçar, përmes një programi të dizajnuar për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale të gjejnë punë. O’Grandy ka lindur me sindromën Down, një çrregullim kromozomal që nuk ka shërim, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, gjendja e tij kurrë nuk e pengoi atë që të bëjë punën e tij siç duhet. Megjithatë, në atë kohë ishte më pak e zakonshme që personat me aftësi të kufizuar të gjenin punë, por ai arriti t’i impresionojë menaxherët e tij .

Ai filloi me paketimin e kutive dhe shpejtë përgjegjësia e tij u rrit, duke u përfshirë edhe në detyrat e kuzhinës.

Babai i tij tha se personaliteti i djalit ishte shumë i mirë.

“Ai është shumë i dashur dhe i vlerësuar, në një masë të tillë që ne thjeshtë nuk e besojmë atë…Dikush i tha atij a jeni të hendikepuar? Dhe përgjigja e tij ishte ‘Unë kam qenë kur shkoja në shkollë, por tani punoj në McDonald’s”, ka thënë ai.

Punonjësi i ushqimit të shpejtë në McDonalds, e quajti atë personi më i njohur në ‘Northmead’ sipas DailyMail.

E shumë njerëz janë shprehur se do t’u mungojë ai pasi kishte të veshur për më shumë se tri dekada uniformën e McDonalds./Indeksonline/