Ish-presidenti amerikan shndërrohet në ‘Babadimër’, jep dhurata dhe kalon një ditë me fëmijët
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë një gjest fantastik së fundi.
Obama u shndërrua në ‘Babadimër’ në mënyrë që të gëzonte fëmijët e shtrirë në Spitalin Kombëtarë të Fëmijëve.
Vizita e tij ishte surprizë tek fëmijët e sëmurë në Washington, i veshur si ‘Babadimër’ dhe me një thes përplot me dhurata.

“Unë vetëm dua t’i them faleminderit të gjithë juve djema. Ne kemi pasur rastin të flasim me disa nga fëmijët e mrekullueshëm dhe me familjarë te tyre. Si baba i dy vajzave, unë vetëm mund ta imagjinojë një situatë të tillë kur infermierët , stafi dhe njerëzit që duan të kujdesen për ta. Kjo është gjëja më e rëndësishme për ta”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.
Ndryshe Obama vitin e kaluar ishte veshur si Santa për të vizituar nxënësit e shkollave të mesme.

Tutje nga stafi i spitalit kanë falënderuar Obamën për lumturinë që u solli fëmijëve në këtë spital.
“Faleminderit Barack Obama për të bërë ditën e këtyre pacientëve kaq të ndritur. Ju ngrohët korridoret tona dhe vutë buzëqeshje në fytyrat e të gjithëve! Pacientët tanë donin kompaninë tuaj dhe dhuratat e juaja”, u tha nga stafi./Indeksonline/
Thank you @BarackObama for making our patients’ day so much brighter. Your surprise warmed our hallways and put smiles on everyone’s faces! Our patients loved your company…and your gifts! https://t.co/bswxSrA4sQ ❤️ #HolidaysAtChildrens #ObamaAndKids pic.twitter.com/qii53UbSRS
— Children's National ? (@childrenshealth) December 19, 2018