75 Mall Live Search
09:50 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Njësia Speciale i futet në shtëpi Sabit Gecit

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë trokitur në dyert e shtëpisë së ish komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.

Bastisja e shtëpisë së Gecit është duke u bërë nga policia për arsyeje ende të panjohura.

Indeksonline ka siguruar pamje gjatë aksionit të policisë që është zhvilluar në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Policia zyrtarisht ende nuk është deklaruar përkitazi me këtë bastisje./Indeksonline/