75 Mall Live Search
10:14 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Edhe 202 vite gratë nuk do të paguhen njësoj si burrat!”

Hendeku global i pagave nuk do të mbyllet deri në vitin 2220. Sipas një raporti të ri nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) thuhet se ka pasur disa përmirësime në barazinë e pagave këtë vit krahasuar me vitin 2017, kur hendeku gjinor global u zgjerua për herë të parë në një dekadë.

Por sipas këtij forumi thuhet se këto ishin kompensuar nga rënia e përfaqësimit të grave në politikë, e shoqëruar me pabarazi më të madhe në aksesin e tyre në shëndetësi dhe arsim, transmeton Indeksonline.

Në normat aktuale, hendeku gjinor global në një sërë fushash nuk do të mbyllet për 108 vjet të tjera, ndërsa pritet të kalojnë edhe 202 vite të tjera për të mbyllur hendekun e vendeve të punës, sipas zbulimit të WEF.

Raporti vjetor i organizatës me bazë në Gjenevë gjurmoi pabarazitë mes gjinive në 149 vende në katër fusha, arsim, shëndetësi, mundësi ekonomike dhe fuqizim politik.

Hendeku gjinor u zbut vetëm në fushën e mundësive ekonomike dhe numri i grave në rolet udhëheqëse është rritur në 34 përqind në nivel global.
Por në të njëjtën kohë, raporti tregoi se ka më pak gra sesa meshkuj që marrin pjesë në fuqinë punëtore, duke sugjeruar që automatizmi të ketë një ndikim disproporcional në punët e kryera tradicionalisht nga gratë.

Dhe gratë janë dukshëm të nën-përfaqësuara në rritje të punësimit që kërkojnë shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
Pjesëmarrje e ulët e grave është parë në fushën e inteligjencës artificiale./Indeksonline/