Gazetari gjerman që e mashtroi një shtet të tërë, zbulohen rrenat e mëdha të tij
Gazetari gjerman, Claas Relotius është bërë hit në Gjermani për mashtrimet e tij. Gazetari që deri tani punonte për prestixhiozen “Der Spiegel” ka arritur të mashtrojë gazetën, mediat dhe opinionin me shkrimet e tij.
Shumë nga artikujt e tij kanë qenë të shpikur, të manipuluar dhe që kanë qenë vetëm fantazi e asgjë realiteti, shkruan Indeksonline.

Një nga shkrimet e fantazuara të tij ishte për një person të lidhur me ISIS, ndërsa manipulonte edhe me një shkrim për një të burgosur në Guantanamo.

“Gënjeshtra dhe e vërteta janë të ngatërruara në tekstet e tij” thuhet në njoftimin e Der Spiegel, gazetë e cila e ka larguar mënjëherë nga puna atë.
Edhe vetë Relotius e ka pranuar se ka mashtruar me shkrimet e tij./Indeksonline/