75 Mall Live Search
11:30 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Operacioni policor për fajde: Tre të arrestuar deri më tani

Tre persona janë arrestuar deri më tani në operacionin policor kundër krimit të organizuar, detyrimit-fajdes, që po zhvillohet sot në rajonin e Prishtinës.

Burimet e Indeksonline brenda policisë thonë se grupi i dyshuar kishte detyruar viktimat të marrin fajde.

Sipas policisë, të njëjtit kanë zhvilluar lojë pokeri, e bastesh të ndryshme, ku i kishin futur qytetarët në borxh e më pastaj të njëjtit i kanë detyruar të futen në fajde.

Operacioni është zhvilluar në dhjetë lokacione të ndryshme në Kosovë.
Indeksonline në mëngjes ka raportuar se njëri ndër lokacionet e bastisura ishte edhe shtëpia e ish komandantit të UÇK-së, Sabit Geci në lagjen “Pejton” në Prishtinë, ku i dyshuar del të jetë djali i tij./Indeksonline/