75 Mall Live Search
12:31 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Skoda Scala, makinë e re, emër i ri por ADN e vjetër

Në Korrik Skoda bëri publike planet për të zëvendësuar markën Rapid dhe tashmë ajo ka një emër: “Scala.”

Por përpara se të vinte ky debutim rrufe patëm shansin të shikonim foto të makinës e madhe të merrni edhe specifikat teknike.

Mbetet surprizë që Skoda ka vendosi ta prezantojë më vete modelin e ri dhe jo në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë në 2019-ën.

E thënë ndryshe Scala dëshironte gjithë vëmendjen vetëm për vete.

Duke folur për vëmendje, Scala vjen me një dizajn simpatik i sunduar prej vitesh nga Ford Focus, Volkswagen Golf dhe SEAT Leon.

Pamja e re i përket pikërisht këtij tregu. Makina ka marrë inspirim nga koncepti Vision RS gjithashtu.

Scala bazohet në platformën e re MBQ A0 të Volkswagen të cilën e kemi parë në disa modele makinash të grupit Gjerman.

Makina është 4,362mm e gjashtë, 1793mm e gjerë dhe 1,471mm e lartë.

Largësia mes dy akseve është 2,649mm duke krijuar hapësirë të mjaftueshëm në kabinë sepse modeli paraardhës.

Gjithashtu edhe në vëllimin e sendeve Scala është më e madhe. Bagazhi zë 467 litra.

Në brendësi, Scala është distancuar tërësisht nga Rapid. Paneli dixhital qendror ka madhësi prej 9.2-inç ndërsa ekrani në kroskot që tregon parametrat kryesorë të makinës dhe kilometrazhin ka madhësi prej 10.25-inç.

Scala vjen me fenerë full-LED dhe sinjale drejtimi dinamike. Ajo do të ofrojë një sistem të quajtur Sport Chassis Control i cili ulë makinën me 15mm duke dhënë ndjesinë e një mjeti sportiv.

Edhe pse plotësisht një model i ri, makina merr disa prej pjesëve mekanike në qarkullim të Volkswagen si motori dhe transmisioni.

Ajo ofron tre lloje kambio: 5 marshe manuale, 6 marshe manuale ose shtatë marshe automatike. Modeli bazë vjen me motor 1.0-litër me tre cilindra me benzinë TSI dhe 95 kuaj fuqi dhe kambio manuale.

I njëjti motor mund të ofrojë deri në 115 kuaj fuqi dhe të kombinohet me kambio manuale me gjashtë marshe dhe atë automatike.

Modeli 1.5-litër TSI prodhon 150 kuaj fuqi. I fundit është një motor me naftë 1.6-litër dhe 115 kuaj fuqi. Skoda gjithashtu do të ofrojë motor me gaz 1.0-litër G-TEC me 90 kuaj fuqi.

Skoda Scala do të godasë showroomet në tre mujorin e dytë të 2019-ës.