75 Mall Live Search
15:18 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Grabitën me armë pompën në Drenas, arrestohen dy persona

Njësitet policore të Drenasit sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të grabitjes së armatosur, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në një pompë derivatesh në fshatin Sankovc të Drenasit.

“Rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh , ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një aksion i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar:

A. N, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

Sh. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, janë bërë bastisje në dy lokacione, ku policia ka gjet dhe konfiskuar :

një pushkë e gjatë automatike ,
një revole ,

një çantë, disa rroba , (kapuç , doreza etj. ) gjëra këto të cilat dyshohet se janë përdorur nga të lartcekurit për grabitje.

Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës. Të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, tha policia.