75 Mall Live Search
16:54 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mo Salah fton tifozin e verbër për një vizitë speciale në ”Melwood”

Ishte një moment që preku miliona njerëz.

Kur Mohamed Salah shënoi kundër Napolit javën e kaluar në Champions League, kamerat televizive vërejtën një tifoz të Liverpoolit duke i treguar mikut të tij të verbër që skuadra shënoi, dhe festa e tij ishte emocionale.

Tifozi, Mike Keaney ka qenë prezent në çdo ndeshje në ”Anfield” që prej pesë apo gjashtë vitesh, dhe në një intervistë për SPORTbible ka shpjeguar se si miku i tij ia interpreton momentet kruciale në stadiumin e ”Të Kuqëve”.

Image: LiverpoolFC/Twitter

”Kam qenë në ndeshjet si vendas në ‘Anfield” që gjashtë vite. Por, kur kam mundur, kam qenë prezent edhe në ndeshjet si mysafir”, tha 26-vjeçari, transmeton IndeksOnline.

”Jam i verbër, dhe miku im më shpjegon mua se kush shënon. I bashkohem gjithnjë festës kur shënohen gola”.

Pas një jave të momentit të lartëcekur, Mo Salah ka ftuar Kearney në ”Melwood”, duke ia dhuruar atij një fanellë me mesazhin: ”Për Michael, mbështetja juaj është inspirim”.

Përveç Salah, Michael takoi edhe trajnerin, Jurgen Klopp në qendrën stërvitore.

Pra, ky është futbolli që ne duam./IndeksOnline/