75 Mall Live Search
17:15 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq i shpreh falenderime të përzemërta Putinit për pozicionin ndaj Kosovës

Letra e Vuçiqit drejtuar Putinit: Faleminderit që na mbështet për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka falënderuar presidentin rus Vladimir Putin, për pozicionin që po mban lidhur me Kosovën si dhe është shprehur i kënaqur që Putin do ta vizitojë Serbinë.

Vuçiq ia ka dërguar një telegram Putinit, ku ai i uron Ditën e Punëtorëve të Këshillit të Sigurisë së Rusisë’.

Në telegramin ku Vuçiq e quan mik Putinin, sipas B92.

‘Mbrojtja e interesave kombëtare dhe sigurisë së qytetarëve ka qenë një nga prioritetet kryesore të vendit dhe në këtë mënyrë, unë iu dëshiroj, mik i dashur, që ky stabilitet dhe siguri të vazhdojë edhe më tutje në vendin tuaj. Më lejoni t’iu përcjell përshëndetjet e përzemërta për pozicionin që mbani ndaj Kosovës dhe për mbështetjen aktive që po na jepni në Organizatën e Kombeve të Bashkuara’.